Pronari i Kompanisë Pestova dhe Vipa Chips Bedri Kosumi i cili ka 130 hektar sipërfaqe të tokës të mbjellur me patate si dhe 170 tjerë më kooperimin me bujqit tjerë e vlerëson verën si jo të favorshme për zhvillim të patates “vapa e madhe do të ndikoj në uljen e rendimentit në masën nga 20 deri 30 % për kundër ujitjes së bërë së paku 4 herë gjerë më tani thotë Kosumi. Ai tani ka filluar në nxjerrjen e patates së patates së hershëm, gjersa përgjithësisht pret që rendimenti i patates për hektarë të jetë rreth 30 tonë, që gjykuar sipas hektarëve të mbjellur në arat e Vushtrrisë të jenë rreth 40 mijë tonë patate. Sipas Kosumit gjendja e tillë në kultivimin e patates është në krejt rajonin gjersa lidhur në mundësinë e plasimit në treg shpreson që mos të përsëritet sezona e kaluar. “Shpresoj që këtë vit të ketë çmim të favorshëm për pataten, gjykuar sipas kushteve ekzistuese të kultivimit. 15 Gushti është data kur e kemi të qartë lëvizjen e tregut regjional të patates” vlerëson Kosumi. Edhe bujku Abit Abiti i cili ka të mbjellur 13 hektar sipërfaqe të tokës me patate mendon dhe shpreson që këtë vit të ketë treg për këtë kulturë, duke llogaritur edhe hapjen e kufijve për eksport të sajë. “ Ne kemi bërë punën e duhur për të prodhuar patate ne sasi edhe për eksport, shpresojmë që të gjejmë tregun pasi prodhimi ynë është i njohur për cilësi e lartë të tij” thotë Abiti. Konsiderohet tash që tërë sipërfaqja e tokës së mbjellur me patate është e përfshirë në sistemin e ujitjes “Ibër Lepenc”.
Përkundër verës me temperatura të larta e të cilat kanë qen jo të favorshme për zhvillim të patates, megjithatë nga arat e komunës së Vushtrrisë sigurohet prodhimi i kësaj kulture bujqësore për nevojat e banorëve të Kosovës, madje prodhohet edhe për eksport.
Përkundër që bujqit Vushtrrias, kultivues të dalluar të patates nuk u ndamë mirë me shitjet e prodhimeve të tyre sezonin e kaluar, ato vazhdojnë që të i qëndrojnë besnik mbjelljes dhe mu sikur vitin e kaluar. Sipas shënimeve te Drejtorisë Komunale të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në arat e kësaj komune janë të mbjella rreth 1350 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore, gjersa tani veç është filluar me nxjerrjen e patates së hershme. Ata për rendimentin e sivjetmë të kësaj kulture mendojnë që mos të jetë i kënaqshëm nga arsyeja e vapës së madhe që ka mbizotëruar: Në temperaturat të cilat arrin mbi 30 gradë nxehtësia patatja ndërprenë aktivitetin e zhvillimit përkundër ujitjes së vazhdueshme thotë agronomi Tefik Maloku zyrtar i kësaj drejtorie.