Përfundimi i rrugës së qytetit “Lidhja e Lezhës” e cila me bedenat e lumit Sitnicë, dikur ishte cak i hedhjes së mbeturinave, ekzistimit të qenëve endacak dhe mundësi të krijimit të epidemive të ndryshme për banorët lokal. Sot e gjithë kjo hapësirë ka pamje krejt tjetër. Fillimisht rruga është asfaltuar në gjatësi prej 618 metra gjersa është rregulluar infrastruktura nëntokësore dhe gjelbëruar hapësira që dikur ishte vend për mbeturina.
“Komuna ka investuar së pari në eliminim të deponisë ilegale e më pas përfundimit të rrugës “Lidhja e Lezhës”, e cila qon deri te lapidari i dëshmorit Blerim Zuqaku është asfaltuar në gjatësi 618 metra dhe gjerësi 4 metra”, thotë drejtori i drejtorisë komunale të shërbimeve publike Sami Istrefi.
Sipas tij kësaj rruge së pari iu janë rregulluar 400 metra kanalizim dhe 100 metra ujësjellës. Kostoja financiare e gjithë këtij projekti të asfaltimit të saj është 42 825 euro, gjersa punimet i ka kryer kompania Bageri.
Po në këtë rrugë krahas asfaltimit të saj është kryer gjithashtu edhe gjelbërimi i hapësirave përreth nga projekti i financuar nga USAID-i në vlerë prej 20 385 euro. Sipas Istrefit komuna synon që ta mirëmbaj këtë investim i cili gjithashtu i shërben qytetarëve për rekreacion. “Komuna do të vazhdoj të investoj me vendosje të ulëseve, ndriçimit publik dhe hapë puse për të ujitur gjelbërimin, gjersa për mirëmbajtje të saj ka angazhuar një punëtor”, përfundon Istrefi.
Është asfaltuar vazhdimi i rrugës Lidhja e Lezhës në gjatësi prej 618 metra gjersa është rregulluar infrastruktura nëntokësore dhe gjelbëruar hapësira që dikur ishte vend për mbeturina