Rregullimi i rrugëve kryesore, shesheve e bulevardeve të qytetit sipas standardeve të larta në të cilën përshihen punët e demolimeve dhe zhvendosjes, rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, punët në rregullim të kanalizimit atmosferik dhe atij fekal, punët në instalim nëntokësor energjetik dhe kanalit telefonik e kabllor, ndriçimit publik si dhe shenjëzimi horizontal e vertikal. Sipas Drejtorisë Komunale të Urbanizmit i gjithë ky projekt i investimit kapital me kosto financiare prej 3 milion e 397.330 €, do të kryhet në katër segmente duke filluar nga rruga me hyrjen e dytë për qytet nga magjistralja rruga “Gjon Buzuku” për të vazhduar me segmentin e dytë rruga ”Dëshmorët e Kombit” e më pas rregullimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe segmenti i IV, i cili përfshinë rregullimin e rr. “Skënderbeu” gjer në daljen e rrugës së Vushtrrisë në magjistralen e Mitrovicës. “Dy segmentet e para do të realizohen këtë vit gjersa të tjerat vazhdojnë në vitet pasuese, pasi ky është projekt trevjeçar i realizimit“ thotë drejtori Idriz Ismajli”. Sipas projektit, “Bulevardi i Kombit” ka gjatësi prej 582 metra dhe përfshinë pllakosjen e tërë hapësirës nga parku i qytetit gjer tek kryqi i rrugës në drejtim të objektit të komunës, në të cilin janë paraparë ndërtim të hapësirës publike, mini-shesheve përballë kalasë së qytetit dhe tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, fontana, ulëse për qytetarë etj. Rruga nga objekti i kishës gjer te parku i qytetit në gjatësi prej 268 metrave do të jetë në gjerësi 9 metra në dy korsi dhe hapësirë tjetër publike, e cila do të shfrytëzohet për parkim alternativ të veturave. Udhëheqësi i punimeve nga Kompania “Rukolli” Avdi Çitaku thotë se punimet në ndërtim të rrugës po shkojnë mirë dhe pa probleme “Aktualisht jemi duke punuar në rregullim të infrastrukturës në nëntokësore në aksin e parë të rrugës dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale që qytetarët mos të ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm në kohën kur ka ujë nga ujësjellësi, si pasojë e punimeve “thotë Çitaku”. e të mbi 60 fshatrave, Komuna e Vushtrrisë këtë vit ka filluar së realizuari njërën ndër projektet më kapitale në vet qytetin e saj.
Pllakosja e bulevardit, ndërtimi i sheshit , oazat gjelbëruese, rregullim nëntokësor të komplet rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit rrjetit elektrik të rrugëve në gjatësi prej 2.363 metra ka koston financiare prej 3 milion e 397.330 €.
Pas rregullimeve të rrugëve të mbi 60 fshatrave, Komuna e Vushtrrisë këtë vit ka filluar së realizuari njërën ndër projektet më kapitale në vet qytetin e saj.