Lidhur me konsultimin publik me qytetarë për Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Vushtrrisë 2026–2028.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 15.10.2026 deri më 06.11.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 04.11.2026, në sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 06.11.2026, në adresat elektronike: kimete.mehana@rks-gov.net, ekrem.merovci@rks-gov.net, xhavitmehmeti@hotmail.com dhe selim.abazi@rks-gov.net.
Për më shumë detaje lidhur me Draft-Planin Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Vushtrrisë 2026–2028, mund të vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqja zyrtare: https://vushtrri.rks-gov.net/konsultimet-publike/
Platforma e Konsultimeve Publike: https://konsultimet.rks-gov.net