Komuna e Vushtrrisë organizon konsultim publik me qytetarë për Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 10.03.2026 deri më datën 26.03.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më datë 24.03.2026, në sallën e Kuvendit të Komunës me fillim nga ora 10:30.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datën 26.03.2026, në email adresën benjamin.shala@rks-gov.net dhe mentor.jashari@rks-gov.net
Për më shumë detaje në lidhje me Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Vushtrrisë, mund të vizitoni linkun e mëposhtëm: https://vushtrri.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=