Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e Komunës së Vushtrrisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” njoftojnë qytetarët se më 26 tetor 2026 fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Komunën e Vushtrrisë.
Vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Ai ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi sezonal dhe nga komplikimet serioze që mund të shkaktojë, veçanërisht te personat që kanë rrezik më të lartë për t’u sëmurë rëndë.
ORARI DHE VENDET E VAKSINIMIT
Orari: 08:00–14:00
Vaksinimi do të realizohet në këto institucione shëndetësore:
QKMF “Dr. Safet Idrizi” – Vushtrri
QMF 1
QMF 2
QMF Pantinë
QMF Lumadh
QMF Maxhunaj
QMF Smrekonicë
KUSH REKOMANDOHET TË VAKSINOHET?
Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për:
Personat e moshuar;
Personat me sëmundje kronike;
Gratë shtatzëna;
Personat me imunitet të dobësuar;
Punonjësit shëndetësorë.
KUJDESI PËR SHËNDETIN FILLON ME PARANDALIMIN!
Vaksinohuni me kohë – mbroni veten, familjen dhe komunitetin!
Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale – Komuna e Vushtrrisë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Safet Idrizi” – Vushtrri