Aksionit për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur masovikisht nxënësit maturantë e dy shkollave të mesme të qytetit të Vushtrrisë. Sipas Sabrije Prekajtë menaxhere në Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut aksioni po shkon shumë mirë dhe se numri i dhuruesve të gjakut nga nxënësit mbi moshën 18 vjeçare është shumë i madh. “Ditë më parë në një aksion të tillë ishim në Shkollën e Mesme Teknike, ndërsa sot jemi në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, kurse nesër vazhdojmë në Shkollën e Mesme Profesionale” thotë Prekaj. Gjimnazin e Vushtrrisë ajo e quan shembull të mirë të dhurimit të gjakut për çdo vit. “Kjo shkollë është shembull për nga numri i madh i nxënësve që dhurojnë gjak. Nxënësit janë shumë mirë të organizuar dhe presin me radhë për të dhuruar” thotë Prekaj. Edhe Bukurije Maloku, nga Qendra e transfuzionit të gjakut bënë të ditur se Vushtrria ka një traditë të dhurimit të gjakut dhe gjithnjë ekipet e transfuzionit të gjakut janë pritur mirë.
Ndërkaq Hajdin Hajdini, zëvendësdrejtor i gjimnazit në Vushtrri, thotë që gjatë ditës së sotme kanë qenë 120 nxënës të moshës mbi 18 vjeçare, të cilët kanë dhuruar gjak. Ka një rritje të dëshirës tek nxënësit për të dhuruar gjak është një vetëdijësim që duhet përshëndetur, pasi tani e dinë se për kënd dhurojnë, për motrat dhe vëllezërit e tyre që kanë nevojë” u shpreh Hajdini.
Maturantja Drita Maxhuni pasi që dhuroi gjak u shpreh: “Po ndjehem shumë mirë pasi që mendoj se me gjakun tim mund të shpëtojë jetë. Ngjashëm me Dritën mendon edhe shoqja e saj Kaltrina dhe shokët e Mërgimi, Halili, Ilir Menxhiqi. “Arsyeja e vetme që na shtyri të dhurojmë gjak është se nga ky gjest mund t’i ndihmosh dikujt në shpëtimin e jetës.” u shpreh ajo.
Hajdin Hajdini, zëvendësdrejtor i gjimnazit në Vushtrri, thotë që gjatë ditës së sotme kanë qenë 120 nxënës të moshës mbi 18 vjeçare, të cilët kanë dhuruar gjak