Qendra Rajonale e OSBE-së në Mitrovicë në kuadër të realizimit të projektit “Përkrahja e Muzeut Etnografik” të Vushtrrisë, bashkë me drejtuesit e pushtetit lokal kanë inaguruar donacionin e dhënë nga OSBE-ja për muzeun e qytetit me katër kabinete për vendosje të eksponateve. Në këtë ceremoni inaguruese, nënkryetari i komunës Dibran Përçuku ka falënderuar zyrtarët e OSBE-së, për donacionin dhe interesimin për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëgimisë kulturore lokale. “Donacioni ka vlerë të veçantë, pasi ka të bëjë me krijimin e kushteve shumë më të mira në ekspozim të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore” ka thënë Përçuku.
Zyrtarja e OSBE-së për trashëgimi Silke Nebenfur në këtë ceremoni inaguruese theksoi “Jemi të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e monumenteve kulturore në Kosovë. Me dhurimin e këtyre katër kabineteve mendojmë që sadopak të ndihmojmë që njerëzit t’i shohin këto eksponate në mënyrë më të lehtë “ ka thënë Nebenfur. Zyrtarët e OSBE-së, për donacionin e dhënë i ka falënderuar edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit – Qamil Sahiti, gjersa menaxherja e Muzeut Historik Etnografik, Shukrane Begu i ka njoftuar të pranishmit me eksponatet dhe vlerat që ofrojnë ato të vendosura në muze.
“Donacioni ka vlerë të veçantë, pasi ka të bëjë me krijimin e kushteve shumë më të mira në ekspozim të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore” ka thënë Përçuku