Në një ceremoni të oraganizuar në ambientet e komunës është bërë prezantimi i krijimit të bazës së të dhënave të pronave të paluajtshme komunale (data baza) të punuara nga grupi i ekspertëve të USAID –DEMI, bashkë me ata të komunës.
Kryetari i komunës Bjaram Mulaku ka falënderuar për bashkëpunim shumë të frytshëm me USAID-in dhe mbështetjen në realizim të shumë investimeve në komunë. “USAID –i është partner i çmuar i komunës, duke ndihmuar në shumë fusha e projekte investuese. Tani është duke ndihmuar edhe në këtë formë komunën për të pasur menaxhim më efikas të pronave komunale” theksoi Mulaku. Sipas ekspertes ndërkombëtare për menaxhim të aseteve të pronave nga USAID-i, programi i DEM-it Olga Koganova, përgatitja e bazës së të dhënave krijon mundësinë e përpilimit të hartës kadastrale, të pronave komunale. “Kemi përshtypjen se komuna ka resurse njerëzore që nga baza e të dhënave më 1400 parcelat komunale të fillojë në përgatitjen e hartës kadastrale” tha Koganova. Në takim është biseduar edhe për caktimin e një administratori për administrimin e të dhënave nga data bazë, në mënyrë profesionale, gjersa nga arsyet e sigurisë origjinali i bazës së të dhënave të ruhet në vend të caktuar.
“USAID –i është partner i çmuar i komunës, duke ndihmuar në shumë fusha e projekte investuese. Tani është duke ndihmuar edhe në këtë formë komunën për të pasur menaxhim më efikas të pronave komunale”, ka thënë Mulaku