Në Kalanë e Qytetit, sonte u përurua libri “Imtësi të normës letrare”, i autorëve Ferki Perçuku dhe Emrush Perçuku.
Përurimi i librit u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se kjo vepër do të jetë një burim i vlefshëm për mësimdhënësit, nxënësit, studentët, studiuesit dhe për të gjithë ata që e vlerësojnë përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe.
“Kjo vepër është rezultat i punës, përkushtimit dhe dashurisë së autorëve për fjalën e shkruar, dhe jam i bindur se do të jetë një burim i vlefshëm për mësimdhënësit, nxënësit, studentët, studiuesit dhe për të gjithë ata që e vlerësojnë përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe. I përgëzoj autorët për këtë botim, që pasqyron përkushtimin e tyre ndaj gjuhës, kulturës dhe dijes, duke u uruar suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tyre”, deklaroi kryetari Idrizi.
Fjalë rasti mbajtën edhe recensenti Bedri Tahiri, si dhe autorët Ferki Perçuku dhe Emrush Perçuku.
Të pranishmit në këtë përurim vlerësuan lart punën dhe kontributin e autorëve në pasurimin e literaturës për gjuhën shqipe.


