Sot, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, u bë përurimi i romanit “Liria në lotët e Gresës” të autores Valbona Ahmeti, mërgimtare që jeton dhe vepron në Kanada.
Përurimi i këtij libri, i cili mishëron sakrificën, qëndresën dhe dinjitetin e gruas shqiptare, u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Në këtë ngjarje kulturore morën pjesë përfaqësues të institucioneve, dashamirë të librit, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë, të cilët vlerësuan kontributin e autores në pasurimin e letërsisë shqipe.


