Sipas Istrefit janë dy kompani të cilat janë të angazhuara nga komuna për të punuar në vazhdimësi për pastrimin e rrugëve, trotuarëve të qytetit nga bora e cila bartet me kamion larg qytetit, në mënyrë që pas shkrirjes mos t’u sjellë dëme qytetarëve nga vërshimet e mundshme. Qytetarët janë duke ndihmuar aksionin duke pastruar dhe grumbulluar borën pranë shtëpive e objekteve të tyre tregtare Fillimi i vijimit të mësimit nga nxënësit si dhe ndërmarrja e masave preventive për t’ju shmangur vërshimeve të mundshme lokale kanë qenë një ndër arsyet shtesë që pushteti lokal në Vushtrri t’i intesifikoj aktivitetet me kompani për të larguar stoqet e borës të grumbulluara nëpër trotuare si dhe pastroj rrugët tërësisht nga bora. “ Kemi filluar me planin e dytë të veprimit ku në të gjitha rrugët dhe trotuaret si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi të saj të largojmë në tërësi borën me mjete pune siç janë kamionët dhe eskavatorët ” thotë Sami Istrefi, zëvendës shef i shtabit të gatishmërisë emergjente në komunën e Vushtrrisë.