Në turneun e 12 me radhë që organizohet në nderim të dëshmorit të kombit Jeton Tërstena u organizua turneu memorial në palestrën sportive që mbanë emrin e dëshmorit. Organizator të këtij turneu ishin Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, klubi i hendbollit Kosova e Vushtrrisë si dhe familja e dëshmorit, i cili njëherit ishte hendbollist i dalluar. Në turneun e sivjetëm morën pjesë katër ekipe të elitës së hendbollit kosovar KH Prishtina, KH Besa Famiglia, KH Kosova dhe KH Zhegra. Ditën e djeshme të turneut u zhvilluan ndeshjet Kosova-Prishtina (26:36) si dhe Besa-Zhegra (31:21). Sot u zhvillua ndeshja për vend të tretë, të cilën hendbollistët vushtrrias e fituan ndaj Zhegrës me rezultat 36:33, ndërkaq në finale u ndeshën dy ekipet që për shumë kë konsiderohen si dy ekipe më të mira të hendbollit kosovar Prishtina-Besa. Ndeshjen e fituan prishtinasit me rezultat 33:26. Lojtari më i dalluar në finale të këtij turneu ishte Enis Kabashi, i cili shënoi 12 gola. Fituesin e këtij turneu organizatori e shpërbleu me një kupë, të cilën kapitenit të ekipit prishtinas ia dhuroi vëllai i dëshmorit Jeton Tërstena, Dritoni. U ndanë kupa edhe për ekipet pjesëmarrëse të turneut si dhe u ndanë shumë mirënjohje për gjithë ata që kontribuan në organizim të këtij turneu.
Në turneun e 12 me radhë që organizohet në nderim të dëshmorit të kombit Jeton Tërrstena u organizua turneu memorial në palestrën sportive që mbanë emrin e dëshmorit