Bashkëbiseduesit Begu dhe Ibishi, ftojnë mërgimtarët e veçanërisht fëmijët e tyre që në këto ditë të pushimit të tyre në vendlindje t’i vizitojnë objektet e trashëgimisë kulturore dhe vet muzeun e qytetit. “ Në muze pasqyrohet përmes eksponatave ekzistuese e kaluara jonë, lashtësia e këtij qyteti dhe komune, të cilën fëmijët tanë, e ardhmja jonë duhet ta njohë për ta konsumuar ” porosisin ata. Ata mendojnë që vizitat e organizuara të mërgimtarëve në muze, por edhe në objekte të trashëgimisë kultutore si Kalaja, Hamami, Gjytetet e Lashta, Shtëpia e Vjetër e Mahmut Agë Gjinollit, Kulla e Azem Galicës etj.“ Vizitat e tilla, përveç që do të kishin karakter të njohjes së mërgimtarëve me të kaluarën e këtij lokaliteti do t’u shërbente edhe me pasqyrimin e saj në vendet ku ata jetojnë përmes dëshmive konkrete ” thonë Begu e Ibishi. E vlenë të vizitohet Muzeu i Qytetit, pasi aty përveç eksponatave, mërgimtarët mund të shohin dhomën e qytetit të dikurshëm, eksponata të armëve të vjetra dhe të tjera dëshmir mjaft interesante. Aty nga drejtuesja e këtij muzeu mund të njihen me trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të banorëve të këtij lokaliteti.
I vendosur në një nga zyrat e Qendrës së Kulturës "Hasan Prishtina" me disa eksponata të ekspozuara, por me punëtorë të vyer për të ndërruar gjendjen është muzeu i qytetit të lashtë të Vushtrrisë. E kemi të qartë se muzeu nuk i ka vlerat që duhet t’i ketë si muze i njërit ndër qytetet më të vjetra të Kosovës, thotë Shukrane Begu etnologe dhe drejtuese e këtij institucioni. " Muzeu është themeluar vetëm në vitin 2005 dhe nga ajo kohë është arritur të grumbullohet një numër i konsideruar eksponatash historike dhe fotografi të personaliteteve në periudha historike të ndryshme që lidhen me komunën " thotë Begu. Sipas saj, ky muze ka arritur që të sigurojë edhe ca eksponata etnografike si vegla pune, veshje karakteristike të këtij regjioni të shekullit të kaluar. " Në muze kemi arritur t’i sigurojmë edhe ca eksponata arkeologjike dhe numizmatike " thotë Begu. Sipas Begut, vendosja e muzeut në ambient më të përshtatshëm do të krijonte edhe kushte më të favorshme për punë. " Me angazhim të kryetarit të komunës, i cili edhe e mbështet punën e muzeut së shpejti pritet që të bartemi pas renovimit në shtëpinë e Mehmeti Agë Gjinollit, vepër e trashigimisë kulturore, ku do të kemi kushte shumë më të mira të punës " thotë Begu.