Bordi i drejtorëve i Komunës së Vushtrrisë në mbledhjen e udhëhequr nga nënkryetari i komunës Dibran Perçuku, ka ngrehur shqetësimin dhe revoltën për sulmin fizik të disa qytetarëve ndaj personave zyrtar përkatësisht Policisë së Kosovës. Komuna e Vushtrrisë kërkon nga organet e drejtësisë një efikasitet më të madh në trajtimin e këtyre rasteve, pasi jo trajtimi i duhur e neglizhent po motivon që rastet e tilla të sulmeve fizike ndaj personave zyrtar të shndërrohen në dukuri.
Nënkryetari i komunës Dibran Perçuku, ka ngrehur shqetësimin dhe revoltën për sulmin fizik të disa qytetarëve ndaj personave zyrtar përkatësisht Policisë së Kosovës