Në situatën e krijuar nga reshjet e shumta të borës, Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku dhe Shtabi emergjent kërkojnë nga qytetarët që të ndihmojnë në zbutjen dhe tejkalimin e kësaj situate emergjente.
Ju bëhet apel të gjithë qytetarëve, pronarëve të bizneseve, ekonomive familjare, shoqatave, organizatave dhe institucioneve që të bëjnë pastrimin nga bora para hyrjeve të ndërtesave përkatësisht shtëpive të tyre për të mënjanuar rreziqet për këmbësoret si dhe të tregojnë solidaritet dhe ndihmojnë rastet e familjeve skamnore dhe në nevojë në të gjitha format e mundshme për të përballuar sa më lehtë dhe pa pasoja këtë situatë emergjente.
Shtabi emergjent u bënë thirrje qytetarëve që në mënyrë të veçantë ta bëjnë pastrimin e borës nga pullazet e shtëpive të tyre. Ekipet e emergjencës kanë vlerësuar se për shkak të reshjeve të shumta të borës ekziston rreziku që i dëmtimit të pullazeve, me ç’rast do të rrezikonte jetën e qytetarëve.
Ekipet e emergjencës kanë vlerësuar se për shkak të reshjeve të shumta të borës ekziston rreziku që i dëmtimit të pullazeve, me ç’rast do të rrezikonte jetën e qytetarëve