Tetori shënohet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm.
Me rastin e Muajit Rozë, Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me QKMF “Dr. Safet Idrizi”, nga sot, 1 tetor 2026, fillon ofrimin e shërbimit të mamografisë.
Ftojmë të gjitha gratë që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të kryejnë kontrollin e gjirit.
Adresa: QKMF “Dr. Safet Idrizi” – Vushtrri
Muaji Rozë – Kontrollohu, për veten, për jetën!