Në mesnatë mes datës 6 dhe 7 janar një erë e madhe, e cila i ngjasonte një uragani ka shkaktuar mjaft dëme në komunën e Vushtrrisë. Era dëmtoi mjaft pullazet e shtëpive, gjersa shumë shtylla elektrike i ka rrëzuar përtokë. Në fshatin Studime e Epërme në lagjen Gërguri, në kohën e vizitës pamë shtyllat elektrike të rrëzuara përtokë, gjersa në pullazin e shtëpisë së Lirie Gërgurit, një lis i madh kishte rënë mu në mesin e çatisë së shtëpisë. Era e madhe nxori nga rrënjët lisin, duke i shkaktuar mjaft dëme kësaj familjeje. Gëzimi, djali i madh i Lirisë u shpreh se ky uragan i ngjasonte një stuhie me erë shumë të fortë të paparë ndonjëherë në këto anë. Ai u shpreh se kulminacioni i stuhisë të ketë arritur rreth orës 1:15 minuta të ditës së sotme.