Dy shpërblimet në këtë ceremoni solemnisht i ka pranuar kryetari i komunës Bajram Mulaku nga Mauren Shauket, drejtoreshë e misionit. Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe Ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviç. Në fillim të kësaj ceremonie festive drejtoresha e programit Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive Ginka Kapitanova ka përgëzuar kryetarët e komunave dhe të Qeverisë së Kosovës për bashkëpubim gjersa theksoi se ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ka rëndësinë e saj duke marrë për bazë faktin se i tërë procesi i vlerësimit të aplikacioneve dhe të dhënave të dorëzuara është bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes kësaj iniciative të USAID-it dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për faktin se shpërblimet po ndahen bazuar në arritjet komunale si rezultat i performancës në komunat e Kosovës. Drejtoresha Mauren Shauket tha që sot të ketë arsye festive, pasi po shënohet progresi i arritur në përmirësimin e qeverisjes së mirë. “ Grande stimuluese kanë fituar komunat që kanë demonstruar përkushtimin më të madh për qeverisje të mirë ” tha Mauren. Zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës e njëherit ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviç e përgëzoi sistemin e tillë të matjes së punës vjetore të pushteteve lokale. “ Një sistem i tillë u shërben komunave për të ngritur qeverisjen e mirë, pasi që rezultatet e punës së tyre përcillen ” tha Petroviç. USAID-i për Raundin e dytë të ndarjes së fondit stimulues ka ndarë 590.000 dollarë, gjersa MAPL 70.000 dollarë. Komuna e Vushtrrisë për herë të dytë rradhazi fiton grandin në kategorinë e transparencës së kuvendeve komunale dhe është partnere e USAID-it.
USAID-i, përkatësisht Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve komunale të fondit stimulues-Raundi i dytë ka prezentuar shpërblimet komunale për komunat, të cilat kanë demonstruar përkushtimin më të madh për qeverisje të mirë në tri kategori: Grumbullimi i të hyrave vetanake, performanca e shpërblimeve komunale dhe transparenca e kuvendeve komunale. Përfituese nga këto tri fusha kanë qenë nga 5 komunat e Kosovës në të cilat komuna e Vushtrrisë është përzgjedhur si fituese e shpërblimeve në 2 kategori, atë të performancës së shërbimeve komuna (vlera 45.000 dollarë) dhe transparencës së kuvendeve komunale (25.000 dollarë).