Në këtë manifestim, drejtuesit e pushtetit lokal ndanë dhjetëra plaketa e mirënjohje për qytetarët e merituar të së kaluarës dhe së tashmes. Njëra nga ato që pranuan mirënjohje ish veprimtarja e viteve 81’, ish e burgosura Afërdita Dervishi ndau këtë mendim. “ Ata që mësohen të respektojnë dhe vlerësojnë të tjerët, në rradhë të parë kanë respektuar dhe nderuar vetveten ” tha Dervishi. Për nder të kësaj kremteje ansambli i qendrës së kulturës “Hasan Prishtina” shfaqi një program të pasur kulturo-artistik.
Duke përkujtuar të kaluarën, prezentuar të arriturat e së tashmes dhe ideuar synimet e së ardhmes në Vushtrri shënohet kremta e ditës së çlirimit. Dita kur në formë triumfale trupat e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës hynë në qytetin e Vushtrrisë për t’iu bashkuar aleatëve të saj të luftës, forcave të NATO-s. “ 17 Qershori i vitit 1999 hapi një etapë të re për popullin e Kosovës dhe të komunës sonë. Është kjo etapa e lirisë dhe krenarisë kombëtare, etapa e prosperitetit dhe integrimeve kombëtare e ndërkombëtare ” tha i pari i komunës Bajram Mulaku në manifestimin qendror kushtuar kësaj dite. Ai gjithashtu në emër të qytetarëve të komunës ka kujtuar kontributin e të gjithëve në arritjen e kësaj dite. “ Para nesh rrinë krenar dëshmorët e martirët që kohën e tyre e bënë epokë. Epokë, e cila bëri vdekjen për jetën më madhështore se vet jetën e para 17 Qershorit të vitit 1999 ” tha Mulaku. Kryetari Mulaku prezentoi edhe të arriturat 4 vjeçare të komunës së Vushtrrisë. “