Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, sot u mbajt ngjarja kryesore e teknologjisë, inovacionit dhe kreativitetit, “Vushtrria Code Fest”, e organizuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Innovation Academy.
Nxënësit prezantuan projektet e tyre inovative në fushën e teknologjisë, programimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Secili projekt i prezantuar dëshmoi përkushtimin, punën dhe kreativitetin e të rinjve tanë, duke treguar potencialin e madh që ata kanë në ndërtimin e së ardhmes digjitale.
Ky edicion i “Vushtrria Code Fest” u organizua nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili theksoi se Komuna do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, ku të rinjtë shfaqin talentin, kreativitetin dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Secili projekt i prezantuar sot ishte dëshmi e punës, përkushtimit dhe vullnetit të madh të nxënësve tanë për të mësuar, krijuar dhe sjellë ide të reja. Përmes robotikës, programimit, inteligjencës artificiale dhe zgjidhjeve të tjera inovative, ata po tregojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e së ardhmes. Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, sepse besojmë se investimi në të rinjtë, në dije dhe në teknologji është investimi më i sigurt për të ardhmen e qytetit dhe vendit tonë”, u shpreh Kryetari Idrizi.


