Delegacioni 6 anëtarësh nga Instituti Miqtë e Tokës – Lindja e Mesme – Tel Aviv kanë vizituar Vushtrrinë dhe fshatin Prelluzhë për të ndarë përvojat e bashkëpunimit ndërkombëtar rreth zgjedhjes së problemeve ndërnacionale. Modeli i ndërtimit të urës mbi lumin Silnica në fshatin Prelluzhë të banuar me popullatë serbe është vlersuar si shembull i mirë që duhej ndjekur nga të gjithë popujt. Delegacioni i Miqve të Tokës nga Lindja e Mesme përbëhej nga Michal Sagive e Amy Lepman Avezohar nga Izraeli pastaj Rashad Tayem dhe Muhammed Obidallah nga Palestina dhe Hana Al Asad e Abdelrahtian Sulltan nga shteti i Jordanisë. Delegacioni në fillim të vizitës u ndal në fshatin Prelluzhë për tu takuar me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e 7 fshatrave të banuar me shqiptare dhe fshatit Prelluzhë të banuar kryesisht me serbë.
Mysafirët nga Lindja e Mesme për hallet e përbashkëta të popullatës (rreth 10 mijë) të kësaj ane i njoftuan në detaje kryetari i KLSP Ismet Saraqi dhe nënkryetari Mirko Popoviq. Themelimi i KLSP i ka kontribuar afrimit të komuniteteve në mes veti duke u përcaktuar dhe zgjedhur rrugën e dialogut për të zgjedhur të gjitha kontestet e mundshme ndër fqinjësore. Formimi i këtij këshilli ka arsyetuar qëllimin dhe tani anëtarët e tij vazhdojnë për të i shërbyer paqes, tolerancës por edhe hartimit të projekteve të përbashkëta dhe në interes të të gjithëve për një jetë më të mirë në mjedisin ku jetojnë” thanë drejtuesit e KLSP, Saraqi e Popoviq. Duke folur për historikun e ndërtimit të urës e cila lidh fshatin serb Prelluzhën me fshatrat shqiptare Popoviq theksoi: “Mungesa e urës derivonte edhe mungesën e komunikimit ndër fqinjësor, madje pengonte edhe shfrytëzimin e pronave pasi pronat e dy komuniteteve ishin andej e këndej lumit”. Michal Sagive falënderoi nikoqirët shqiptarë e serbë por edhe pushtetin lokal për mundësinë e dhënë për të filluar bashkëpunimin në fushat e përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave në zgjedhje të problemeve “Toleranca e shprehur me vite nga pushteti, pritjet dhe bashkëbisedimi me komunitetin dhe faktorët tjerë relevant për të ardhur gjerë tek ndërtimi i urës në Prelluzhë janë modeli më i mirë i cili na shërben edhe neve atje ku kemi probleme të tilla sidomos të atyre mjedisore dhe shfrytëzimit të ujit si pasurin e përbashkët” u shpreh Sagive. Në takim u bisedua edhe për çështjet tjera gjersa delegacionet vizituan urën e ndërtuar dhe fshatin Prelluzhë gjersa u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin dhe mundësin e vizitave kthyese. Në orët e pasdites delegacioni nga Lindja e Mesme në ambientet e komunës së Vushtrrisë i ka pritur edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë me bashkëpunëtor Dibran Përquku. Edhe në këtë takim u bisedua për shkëmbim të përvojave dhe gjetje të mënyrës së bashkëpunimit afatgjatë.
Një delegacion i përbashkët nga Lindja e Mesme nga Izraeli, Plestina dhe Jordania, kanë vizituar Vushtrrinë dhe fshatin Prelluzhë për të ndarë përvojat e bashkëpunimit ndërkombëtar rreth zgjedhjes së problemeve ndërnacionale