Kreu i komunës Mamak të kryeqytetit të Turqisë, Ankarasë z. Mesut Akguli shoqëruar nga sekretari i Gjysmë Hënës së Kuqe të Turqisë Hamza Aydogdu, dhe deputet e përfaqësues të lartë të këtij rajoni po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në komunën e Vushtrrisë.
Pritja e mysafirëve turq nga Komuna Mamak me të cilën Komuna e Vushtrrisë është binjakëzuar, është bërë të shtunën nga kryetari i komunës Bajram Mulaku, i cili i ka njoftuar mysafirët me sfidat por edhe prioritet e Vushtrrisë por edhe me gjendjen jo të mirë të monumenteve të trashëgimisë kulturore. “Nga kjo vizitë pres thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit e kulturës”, i ka thënë Mulaku kryetarit të komunës Mamak Mesut Akgul. Ndërkaq një vëmendje e veçantë gjatë kësaj vizite i është kushtuar restaurimit të monumentit të trashëgimisë kulturore Hamamit të qytetit. Kreu i komunës ka folur edhe për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kanë pas me Mamak-un si në ndihma ashtu edhe në fushën e arsimit ku janë shkëmbyer disa vizita mes dy komunave. Po ashtu Mulaku i ka njoftuar mysafirët nga Turqia me sfidat e zhvillimit të Komunës së Vushtrrisë.
Ndërkaq kryetari i komunës Mamak të kryeqytetit të Turqisë, Ankarasë z. Mesut Akguli ka konfirmuar se përmes agjencisë qeveritare turke TIKA-së, është duke u punuar projekti i restaurimit të Hamait i cili vlerësohet të jetë në vlerë rreth 500 mijë euro.
Edhe sekretari Gjysmë Hënës së Kuqe të Turqisë Hamza Aydogdu ka konfirmuar se ditë më prapë nga Gjysmë hëna e Kuqe e Turqisë në Vushtrri kanë arritur mbi 1100 pako, në gjëra ushqimore, e veshmbathje.
Në pritjen e mysafirëve nga Turqia ka marrë pjesë edhe Kurtan Kajtazi deputet në Parlamentin e Kosovës, kryesuesi i KK-se Habib Mustafa si dhe përfaqësues të të gjitha partive politike në Vushtrri si Shpetim Zhegrova PDK, Refik Ramaj LDK, Qazim Azemi AAK, Sabit Kadriu LB, Islam Kraniqi PD dhe Ergin Sunguri KDTP. Në mbrëmje drejtuesit e komunës bashkë me mysafirët kanë shtruar iftar në qendër të qytetit, ku ka marr pjesë edhe zëvendës kryeministri i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozda. Gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit me financimin e komunës së Mamakut për skamnorët janë shtuar 400 racione ushqimore të iftarit.
“Nga kjo vizitë pres thellimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit e kulturës”, i ka thënë Mulaku kryetarit të komunës Mamak Mesut Akgul