Sipas ligjit tani e tutje pjesëtarët e NJPZSH, janë staf profesional i MPB dhe menaxhohen nga AME në bashkëpunim dhe koordinim me komunat. Transferi sipas këtij memorandumi bëhet së bashku me tërë personelin, pajisjet dhe mjetet e saj transferohen nga komuna në MPB-AME. Komuna obligohet t’i dorëzoj MPB-AME komplet dokumentacionin e shërbimit aktual të ZSH, të cilat do të pranohen nga komisioni i themeluar me vendim të MPB-së për këtë qëllim. Në ambientit e komunës është nënshkruar memorandumi për transferin e pjesëtarëve të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit nga niveli komunal në nvel qendror, gjegjësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME), me qëllim të zbatimit të Ligjith për Zjarrfikje dhe Shpëtim Nr. 04L-049 dhe udhëzimit administrativ nr 21/2012. Memorandumin e mirëkuptimit për këtë transfer e nënshkruajtën në emër të AME zv.drejtori Alush Beqiri dhe në emër të komunës nënkryetari Dibran Përçuku.